U mbajt mbrëmja poetike tetovare
Natën e së shtunes mbrëma të 16 korikut Tetova nuk u freskua vetëm nga valët e lumit Shkumbin, por edhe nga vargjet e bukura të poetëve, që jehuan këndshëm në të dya anët e lumit për të treguar se edhe Tetova është djep I kulturës dhe vlerave të shumta .
Në kuader të Verës kulturore tetovare , tashmë ky manifestim tradicional që organizohet nga Komuna e Tetovës cdo verë, Klubi I Shkrimtarve të Tetovës ‘OENEUM’’ organizoi një Mbrëmje poetike në ambientin piktoresk te Lokalit Pasha Bahce. Një mbrëmje sa kulturore, po aq festive dhe argëtuese e mbushur me poezi e muzik, ku poetet patën mundësi që para një publiku më të gjërë të recitojn poezit e tyre.
Në emër të Klubit të shkrimtarve të Tetovës ‘’ Oeneum’’ , mbrëmjen poetike e shpalli të hapur Sekretari I Klubit z.Daim Iljazi, I cili në fjalën përshëndetse theksoi se : Evenimente të tilla jan shumë të rëndësishme, sidomos kur mbahen më afër publikut, dhe se të njejtat ndikojnë pozitivisht në ngritjen e vlerave kulturore tek qytetarët e sidomos tek grupmoshat e reja, poashtu ndihmon edhe në largimin e të rinjve nga përditshmeria.
Në kuadër të kësaj mbrëmje poetike u bë edhe promovimi i dy librave, përmbledhja me poezi ,, Ne lulishten e dashuris’’ e poeteshës Behare Shabani-Neziri, dhe libri me tregime ,, Të dua e panjohur “ nga Eroll Velija.
Redaktori I këtyre di librave në fjalen e tij për vlerën e këtyre librave theksoi se: Këto dy libra kan vlera të larta artistike, për të gjitha grupmoshat, e në vecanti për të rinjtë.
Në këtë mbrëmje poetike morën pjes një numër I madh poetësh nga Tetova, Shkupi, Kumanova e gjetiu, të cilët recituan poezit e tyre para një publiku më të gjërë, ndërkaq për freskin e kësaj mbrëmje u kujdes flautistja e re Erza Shefiti , Jeton Pustina me grupin e tijë, dhe këngëtarja nga Kosova Ilire Smajli, ku gjatë gjith mbrëmjes u kënduan serenata dhe kënge të lehta qytetare.