Kjo ishte e papritur, ndahet pas 5-vjetësh çifti i famshëm

Asnjëherë s’kemi menduar se mund të ndodhte! Lady Gaga dhe Taylor Kinney i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pas 5-vjetësh bashkë. Burime të tabloidit Us Weekly, thonë se këngëtarja i ka dhënë fund dhe tashmë u bënë disa muaj që ata nuk janë më bashkë.

Aktori i “The Chicago Fire” publikoi një unazë mahnitëse në formë zemre për Shën Valentinin e 2015-ës ndërsa i propozoi Gaga-s. Çifti u takuan në vitin 2011, ndërsa Gaga ishte duke përgatitur këngën “Yoü and I”. Pas kësaj, aktori dhe këngëtarja u takuan edhe disa herë të tjera derisa zyrtarisht nisën një lidhje pak muaj më vonë. Edhe pse u ndanë për një muaj në vitin 2012, u ribashkuan dhe u duk se gjithçka do të shkonte shumë mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button