Eduart Selami, rrjedhja e parë në PD: deklaron votën “pro” reformës në drejtësi

Eduart Selami, një ndër zërat kritikë brenda grupit parlamentar të PD-së, i tha se “Zërit të Amerikës” se vota e e tij do jetë  “pro” reformës në drejtësi, sipas atij draftit të paraqitur nga ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.
“Mirënjohja e Amerikës ka votën time, dhe si unë janë mjaft demokratë, të cilët deri dje mbështetën Bashën, kurse pas plotësimit të këtyre kushteve nuk ka për të pasur më mbështetje. Ky është mendim që mbizotëron në anëtarësinë e Partisë Demokratike”.

Madje ai i ka përcjellë dhe një mesazh kryetarit Basha lidhur me votimin e së enjtes:

“Dëshira ime si demokrat është që zoti Basha të pranojë konsensusin, të pranojë draftin nga zonja Nuland, një draft euroamerikan. Përndryshe kjo do të jetë me pasoja shumë të mëdha për vet zotin Basha. Nëse kjo nuk ndodh, është plotësisht e mundur që kjo reformë të kalojë në Parlament. Unë jam një prej tyre, deklaroj votën time pro reformës, është votë për Shqipërinë europiane, është votë kundër korrupsionit, është votë për të ardhmen e Shqipërisë”.

Kjo është rrjedhja e parë nga radhët e PD-së për ta dhënë votën “pro” reformës, gjë që pritej tek personi i Eduart Selamit, për shkak të qëndrimeve të tij të shpeshta kritike ndaj politikëbërjes së të Bashës. Në krah të tij, mendohet që janë dhe Majlinda Bregu e Astrit Patozi, transmeton portali Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button