Besir Durguti eliminon Gjokoviqin

Tenisti shqiptar nga Shkupit, Besir Durguti ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në turneun “Futures”, që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, i cili është me fond shpërblyes prej 10.000 dollarë. Tenisti shqiptar ka arritur që të kualifikohet në turneun kryesor, pasi fillimisht ka shënuar tri fitore.

Fillimisht ka eliminuar tenistin serb nga Austria Nenad Vladushiq me rezultat 6-2, 4-6 dhe 6-2, pastaj në raundin e dytë kualifikues ishte më i mirë se japonezi Shinnosuke Hirmatsu, të cilin e fitoi me rezultat 6-4, 6-4, ndërsa në raundin e fundit kualifikues ishte më i mirë se tenisti vendas, Gjuro Opaçiq, të cilin e fitoi me rezultat 6-4 dhe 6-1. Sot fillojnë garat e turnet kryesor, ku Durguti do të ketë përball gjermanin Daniel Ulhig.

Gjithashtu tenisti shkupjan luan edhe në dyshe, ku partner në këtë garë ka tenistin maqedonas Stefan Micov, me të cilin e kanë fituar dyshen serbe Gjorgje Gjokoviq (vëllai i Novak Gjokoviq) dhe Petar Gjukiq, duke i eliminuar pas rezultat 6-1 dhe 6-3. Tani dyshja Durguti Micov luajnë në çerekfinale me dyshen tjetër serbe, Strahinja Rakiq dhe Nebojsha Periq. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button