Aksident i rëndë komunikacioni në rrugën Veles – Shtip, një person ka ndërruar jetë

Aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Veles – Shtip, pas deponisë së qytetit, në të cilën ka humbur jetën një person, ndërkaq tre të tjerë janë lënduar, njofton Portalb.

Në aksident kanë marrë pjesë dy vetura, BMË me targa të Radovishit dhe BMW me targa të Britanisë së Madhe.

Ashtu siç njoftojnë nga MPB, në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45, ka vdekur bashkudhëtarja në BMË-në me targa të Britanisë së Madhe, ndërkaq bëhet fjalë për 67 vjeçarën nga Shën Nikolla M.N. Vozitësi M.N. (42) dhe bashkudhëtari tjetër në veturën tjetër janë dërguar në Spitalin e Velesit me lëndime të rënda trupore.

Vozitësi i BMW-së me targa të Radovishit, 33 vjeçari G.Gj. me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Velesit, ndërkaq prej atje është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button