Maqedoni, nënat e ndërpresin pushimin e shtatzënisë që të marrin gjysmë rroge shtesë

Nënat e ndalojnë pushimin e shtatzënisë për të marrë plus edhe gjysmë rroge. Ajo ndodhë më së shpeshti kur foshnjat do t’i mbushin nga 6 muaj që përveç rrogës së rëndomtë nga ndërmarrja ku punojnë u takon edhe gjysmë rroge të cilën e paguan Fondi për Siguri Shëndetësore si kompensim për pushimin e shtatzënisë, njofton Portalb.

Sipas të dhënave të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, gjatë tërë vitit ka rreth 400 nëna që vendosin që përkohësisht të kthehen në punë që të mund të marrin mjete materiale – para, nga dy vende – ndërmarrja dhe Fondi.

Kjo mundësi ligjore bëhet gjithnjë e më e popullarizuar te nënat, ashtu siç tregojnë të dhënat e Fondit. Në vitin 2012 këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 409 nëna, vitin e ardhshëm ky numër është rritur në 424. Në vitin 2015 numri ka qenë 403, ndërkaq gjatë këtij viti, deri më tani janë 171 që kanë vendosur të marrin rroga dhe gjysmë kompensime nga ndërmarrja dhe shteti.

Më shumë raste ka në Shkup ku numri lëvizë te rreth 120, ndërkaq pas Shkupit ndodhen Tetova, Strumica, Manastiri, Prilepi dhe Gostivari, transmeton Portalb.

“Punoj në ndërmarrje private ku janë udhëheqëse e një sektori. Pagën e kam rreth 50.000 denarë, ndërkaq pasi kam e kam ndërprerë pushimin e shtatzënisë, nga Fondi kam fituar 25.000 denarë shtesë në muaj, që më janë të mjaftueshme që ta paguaj një dado që ta ruaj foshnjën. Foshnja ka mbushur gjashtë muaj, moshë që mendoj se mund ta ruaj tjetër grua. Foshnja ende pi qumësht nëne, por ende e ushqej me gji, në frigorifer vendosë që t’i jepet kur unë jam në punë”, thotë një nënë nga Shkupi e cila para një muaji e ka ndaluar pushimin e shtatzënisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button