Pas shpërndarjes së Parlamentit, Kroacia shpall zgjedhjet e parakohshme

Presidentja kroate shpalli sot organizimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative më 11 shtator, pas rrëzimit të qeverisë së djathtë muajin e kaluar.

VendimI vjen një ditë pas shpërndarjes efektive të Parlamentit të vendosur më 20 qershor. Qeveria u përmbys disa ditë më herët nga një mocion mosbesimi.

Ky proces votimi do të zhvillohet më pak se një vit pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2015, në një Parlament pa shumicë të theksuar që çoi në krijimin e një qeverie koalicioni të brishtë.

“Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme legjislative më 11 shtator”, bëhet e ditur në një deklaratë të Presidencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button