Çavkov: do të ndërmerren masa për sigurinë e qytetarëve nga Maqedonia të cilët qëndrojnë në Turqi

MPB-ja po e ndjek gjendjen në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me MPJ-në dhe në koordinim me forcat e sigurisë, theksoi sot ministri resor Mitko Çavkov.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në plazhin në Slivnicë, ai theksoi se do të ndërmerren masa për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin qëndrojnë në Turqi.

“Me vigjilencë i ndjekim gjendjet në Turqi. Gjatë ditës së sotme kemi koordinim me shërbiemt e sigurisë dhe do të dalin konkluzione të caktuara lidhur me parandalimin ose ndërmarrjen e aktiviteteve tona lidhur me sigurinë e qytetarëve tanë të cilët për momentin qëndrojnë në Turqi. Do të koordinohemi edhe në kuadër të segmenteve të sigurisë në shtet dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vijim janë konsultimet e tilla dhe opinioni do të informohet dhe njoftohet për hapat e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button