Kombëtarja shqiptare e 37-ta në FIFA, përfshihet edhe Kosova

Kombëtarja shqiptare në futboll në rang listën më të re të FIFA-s ka zënë pozitën e 37-të me gjithsej 739 pikë të grumbulluara, ndërsa për herë të parë në këtë renditje përfshihet edhe kombëtarja e Kosovës, e cila e nis rrugëtimin nga vendi i 190-të edhe pse në total janë 205 vende që figurojnë në listën e gjatë të FIFA-s, raporton Anadolu Agency (AA)

Ndërkaq kombëtarja e Maqedonisë në rang listën më të re të FIFA-s nuk ka ndryshuar plasimin dhe është renditur e 139-të me 243 pikë.

Nga vendet e rajonit më së miri rangohet kombëtarja e Kroacisë e cila ka përpraruar për 12 pozita pas paraqitjes në EURO 2016 dhe tani është në vendin e 15-të me 1022 pikë.

Më pas vijojnë Serbia e 47-ta (612), Sllovenia 64-ta (542), Mali i Zi 95-ta (365). Në mesin e pesë kombëtareve më të mira në planet në rang listën e FIFA-s këtë muaj nuk ka ndryshime.

E para është Argjentina (1.585 pikë), vijon Belgjika (1.401 pikë), Kolumbia (1.331 pikë), Gjermania (1.319 pikë) dhe Kili (1.316 pikë).

Kampioni i ri evropian Portugalia është përmirësuar për dy pozita, gjegjësisht e gjashta me 1.266 pikë ndërsa në Top 10-shin ende janë Franca (1.189), Spanja (1.165), Brazili (1.156) dhe Italia (1.155).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button