Neymar: Kur kam ardhur në Barcelonë kisha frikë nga ky futbollist (FOTO)

Neymar ka pranuar se ishte i ngarkuar nga prezenca e Lionel Messit dhe bashkëlojtarëve të tij para debutimit me Barcelonën.

Reprezentuesi brazilian nënshkroi me gjigantin katalan nga Santos në qershor 2013 dhe është zhvilluar në një prej yjeve më të mëdhenj të ekipit.

Por, atij iu desh kohë që të adaptohej në skuadrën e re, ndërsa bashkëkombësi Dani Alves i ndihmoi që të ambientohet në Spanjë.

“Isha i frikësuar kur shihja Messin dhe të tjerët para ndeshjes time të parë me Barcelonën”, deklaroi Neymar për “TV Globo”, përcjell “Lajmi.net”.

“Kur kam hyrë në zhveshtore, Messi, Xavi, Iniesta, Pique dhe Alves ishin të gjithë aty. Këta ishin idhujt e mi”, u shpreh ai.

“Më dukej sikur isha duke luajtur në Playstation. Ishte shumë e vështirë në fillim. Dani Alves luajti rol shumë të rëndësishëm për mua kur kam ardhur në Barcelonë pasi më ndihmoi të adaptohem dhe të bëhem ky që jam sot. Kam kaluar shumë kohë me të dhe i jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua”, përfundoi Neymar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button