Po vijnë ditët me shi

Kjo gjendje me këto temperatura të larta do të vazhdojë deri ditën e enjte, ku më tej pritet të ketë luhatje të presionit atmosferik duke krijuar kushte që të formohen vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ditët e nxehta dhe me temperaturat e larta që kanë mbretëruar kohët e fundit në vend, nga dita e enjte do të marrin fund.

Kjo pasi në këtë ditë pritet të ketë rënie të temperaturave të cilat do të vazhdojnë deri të enjten dhe do të përcillen dhe me reshje shiu, bëjnë të ditur në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Reshjet do të vazhdojnë me intensitet të dobët edhe të shtunë dhe të dielën.

Gjatë fundjavës do të ketë rënie drastike të temperaturave ku sipas IHK-së, të shtunën do të bien temperaturat deri në 15 gradë celsius

Do të fryjë erë fillimisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas, kah mesi i javës, era do ta ndërroj drejtimin nga verilindja duke e rritur shpejtësinë deri 11m/s. /lajmi.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button