Fundoset një gomone në Detin Egje, mbyten 4 migrantë

Si pasojë e fundosjes së një gomoneje në ujërat e ishullit grek Lesbos humbën jetën katër migrantë në mesin e të cilëve ishte një foshnje dhe një fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Roja bregdetare e Greqisë bëri të ditur gomoneja e cila po transportonte 11 persona mendohet se është përmbytur në ujërat e ishullit Lesbos.

Në operacionet e shpëtimit deri më tani janë shpëtuar 4 persona ndërsa është gjetur trupi i pajetë i një vajze 4-5 vjeçare, një foshnje mashkull, një grua dhe një burrë.

Ende vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit ku po merr pjesë edhe një anije e Agjencisë kufitare të Bashkimit Europian Frontex dhe një helikopter ushtarak grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button