Pas skandalit, qeveria shqiptare vendos të shpërblejë Luiza Gegën

Luiza Gega, e cila u shpall nënkampione Europe në atletikë në baterinë 3 mijë metra do të marrë një shpërblim nga ana e qeverisë shqiptare.

Edhe pse 27-vjeçarja është stërvitur në kushte të vështira, ajo arriti që të bëjë krenarë shqiptarët në mbarë Europën, ndërkohë që  ditën e djeshme qeveria ka akorduar një fond prej 2 milion lekësh për nënkampionen dhe 600 mijë lekë për trajnerin e saj, Taulant Stërmasi.

Qeveria shqiptare ishte në qendër të kritikave këto ditë, pasi ajo i bëri një pritje madhështore skuadrës përfaqësuese të futbollit, ndërsa për Luiza Gegën nuk u tha asnjë fjalë. Si duket kjo ka bërë që për Gegën të miratohet një fond i veçantë në formë shpërblimi për arritjen e madhe të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button