Takim institucional BE me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, sot realizuan BE takim koordinues me Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë Marta Arsovska Tomovska.

“Në takim u diskutuan aktivitetet të cilat ndërmerren në fushat me kompetencë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë, që janë të lidhura me procesin e integrimit evropian, respektivisht Reformat Urgjente Prioritare, si dhe statusi i projekteve relevante të financuara nga Instrumenti i ndihmës para aderuese (IPA). Gjatë takimit fokus të veçantë iu kushtua aktiviteteve në fushën e reformave të administratës publike dhe lirisë së shprehjes dhe mediave. Takimi u realizua në kuadër të ciklit, BE takime institucionale, qëllimi i së cilit është që të sigurohet koordinim plotësues të reformave në procesin e integrimit evropian. Takimet do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme edhe me institucionet tjera relevante”, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button