Rilindja Demokratike Kombëtare shpall zgjedhje të brendshme partiake

“Duke pasur parasysh se afrohet mbajtja e Kongresit të rregullt të dytë partiak, që duhet të mbahet në dhjetor të këtij viti, Rilindja Demokratike Kombëtare vendosi që të shpall zgjedhje të brendshme partiake që do t’i paraprijë Kongresit. Me këtë akt, fillon zgjedhja e të gjitha strukturave të reja partiake që do ti paraprijnë Kongresit, në të cilin Kongres do të bëhet zgjedhja e organeve më të larta partiake në bazë të statutit partiak”, njofton RDK.

Ata shtojnë se për këtë arsye, ftohen të gjithë anëtarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare që të fillojnë me përgatitjet për zgjedhjen e kuvendeve të nëndegëve, degëve, Kuvendit qendrore, si dhe delegatëve të Kongresit.

“Në të njëjtën kohë, Rilindja Demokratike Kombëtare vendosi të hap konkurs të hapur, që do të shpallet edhe në shtypin e përditshëm, për anëtarë të rinj që dëshirojnë të jenë pjesë e përbërëse e organizimit politik në kuadër të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Të gjithë ata dashamirë të vullnetit të mirë do të mund lirisht të konkurrojnë për të gjitha organet partiake, duke filluar një kaptinë të re të organizimit politik në vend. Komisioni që do të merret me organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake do të jetë në këtë përbërje: Afrim Iljazi, Shpat Iseini, Shenazi Salihi, Shpëtim Elezi, Sabahudin Ibrahimi, Izer Maksuti, Berat Arifi, Premtim Iseini, Shefit Shehu”, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button