Nuland takohet me kryetarin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski

“Zgjedhjet janë mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe VMRO – DPMNE është e gatshme për to, por, që ata të ndodhin, është e nevojshme që opozita të ndërmerr hapa se të gjitha kushtet për mbajtjen e tyre janë të plotësuara dhe të merr pjesë në to”, ka theksuar lideri i partisë në pushtet VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në takimin e sotëm me ndihmës – sekretaren e SHBA-së për çështje Evropiane dhe Aziatike në Stejt Departamentin, Viktorija Nuland, njofton Portalb.

Gruevski dhe Nuland, ashtu siç qëndron në kumtesën e VMRO – DPMNE-së për takimin, janë pajtuar se tejkalimi i krizës është e nevojshme dhe se duhet të përpiqen të gjithë që ajo sa më shpejtë të ndodhë.

“Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, theksoi se zgjedhjet janë mënyra e vetme për dalje nga kriza politika. VMRO – DPMNE ato i do dhe se pret që edhe opozita të ndërmerr hapa se kushtet për mbajtjen e tyre janë të plotësuara. Nuk ka kurrfarë pengesash për mbajtjen e zgjedhjeve dhe në to të merr pjesë edhe LSDM”, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet.

Në takim, është theksuar se interes kryesor i VMRO – DPMNE-së është përparimi në proceset e euro-integrimeve, anëtarësimi në NATO, por edhe zbatimi intensiv i agjendës së reformave lidhur me BE-në. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button