Fondacioni “Dituria” ka shënuar 20 vjetorin e themelimit

Fondacioni i Shkencës dhe Kulturës Dituria shënoi 20 vjetorin e themelimit. Ky vit jubilar solli fillimin me punë të konferencës së dytë ndërkombëtare me karakter shkencor, “Trendet Bashkëkohore në Sistemin Filozofik”.

Drejtori i këtij fondacioni Musa Musai tha se Dituria do të vazhdojë të jetë në shërbim të dijes duke pasur në fokus rininë ambicioze që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi. Aktivitetet e shumta, shtoi ai, duke filluar nga dhënia e bursave për më të vyerit, botimi i veprave shkencore, trajnimet e ndryshme, organizimi i konferencave të këtilla, janë dëshmi se fondacioni në fjalë do të vazhdojë të jetë shoqëruesi më i mirë i ithtarëve të luftimit të injorancës.

Në konferencën treditore e cila po mbahet në Shkup, marrin pjesë ligjërues nga vende të ndryshme të botës si Turqia, Malejzia, SHBA-ja, Kanadaja, Austria, e kështu me radhë. Ndër emrat më eminent të cilët do të prezantojnë punimet e tyre në prezencë të një auditori të specializuar, janë: Prof. Dr. Alparslan Açıkgenç (Yıldız Teknik University), Prof. Dr. Emest Ëolf – Gazo (The American University in Cairo), Prof. Dr.Joseph Jon Kaminski (International University of Sarajevo), Prof. Dr.Ibrahim Ozdemir (Gazikent University), e kështu me radhë.

Themeluesit e Fondacionit Dituria shprehen se misioni afatgjatë i tyre është themelimi i një instituti prestigjoz kërkimor në të cilin do të ishin të angazhuar specialistë të fushave të ndryshme, shumica prej tyre produkt i këtij fondacioni.

13625088_10154242938068808_614418320_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button