Himarë, 40-vjeçari hidhet nga shkëmbi, humbet jetën

Rreth orës 07:14 të ditës së sotme, policia është njoftuar se një trup i pajetë është gjendur në zonën e Himarës, pranë vendit të quajtur “Qeparo”, në drejtim të Borshit.

Turpi është gjetur pranë një shkëmbi dhe sipas uniformave blu, i përket Lorenc Dhimuci, rreth 40 vjeç, banues në Himarë. Kjo e fundit saqron se viktima vuante nga sëmundje mendore.

Dyshohet se ky person është vetë hedhur nga shkëmbi, pasi nga ekspertiza paraprake rezulton se dëmtimet e marra në trup janë shkaktuar nga hedhja nga shkëmbi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, transmeton Opinion.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button