Maleski: Duke mos qenë pjesë e NATO-s rrezikojmë stabilitetin
Dështimi i Maqedonisë edhe në Samitin e radhës të NATO-s në Varshavë, është humbje e madhe për shtetin. Ish ministri i jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski, e cilëson si sinjal negativ edhe mos pjesëmarrjen e presidentit të shtetit në Samitin e radhës të Aleancës së Atlantikut të Veriut, raporton Alsat-M.
Sipas Maleskit Maqedonia duke mos qenë pjesë e Aleancës politikoushtarake rrezikon edhe sigurinë dhe stabilitetin e saj. Ai porositi lidershipin në vend se më shpejtë të gjejë zgjidhje për çështjet e hapura me Greqinë dhe Bullgarinë, në mënyrë që vendi të mund ti bashkohet NATO-s.