SHBA, policia në Dallas ka marrë kërcënime të reja

Policia në Dallas në shtetin federal amerikan Teksas ka bërë të ditur se ka marrë kërcënim të ri dy ditë pasi snajperisti, për të cilin është konfirmuar se është veteran, ka vrarë pesë policë gjatë protestave në atë qytet, të mbajtura për shkak të vrasjes së dy afroamerikanëve në intervenimet e policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia nuk ka vërtetuar peshën e kërcënimeve por tha se ka shtuar masat e sigurisë.

Autoritetet më vonë njoftuan se kanë kryer kontrolle në një garazh parkimi në kërkim të personave të dyshuar.

Mediat amerikane raportojnë se para selisë kryesore të policisë në Dallas ka automjete të blinduara dhe forca speciale.

Dallasi ishte një nga qytetet e shumta amerikane në të cilin të enjten u mbajtën protesta të qeta ‘Black Lives Matter’. Deri tek protestat erdh pas vdekjes së dy afroamerikanëve të cilët u vranë nga ana e pjesëtarëve të policisë në tre ditë rresht.

Rasti i fundit ndodhi të mërkurën në Minesota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button