Shqipëri-Maqedoni, FSHF nxjerr në shitje biletat

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së parë eliminatre të Botërorit 2018 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas shumë viteve mungesë, Kombëtarja rikthehet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Në datën 5 Shtator, Shqipëria do të shkelë për herë të parë në stadiumin e rikonstruktuar që tashmë ka marrë një fytyrë të re dhe plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në komunikatën zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë online biletat e ndeshjes.

Në mbledhjen e tij të fundit Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratoi çmimet e këtyre biletave për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni”, thuhet mes të tjerash në komunikatë. Çmimet do të variojnë nga 1 në 8 mijë lekë.

Në sekrorët C2 , C3, C4, E2, E3, E4 çmimi është 1.000 lekë, ndërsa për tribunat C1, C5, E1, E5, 5 qind lekë më shumë. Çmimet rriten deri në 2 mijë për tribunat D1, D4 dhe 3 mijë në D2, D3. Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin sfidën e parë eliminatore të kuqezinjve nga sektorët A dhe B, biletat kushtojnë 8 mijë lekë, njofton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button