Anketë, ja çfarë po lexojnë shkollarët e mesëm gjatë pushimit veror

Libra të zhanreve të ndryshme, të letërsisë botërore dhe të letërsisë së huaj janë agjenda e disa shkollarëve të mesëm, të cilët një pjesë të kohës nga pushimi veror vendosën ta kalojnë duke lexuar. Në anketën e realizuar ata treguan se çfarë po lexonin momentalisht dhe se cila ishte lista e tyre e leximit. Njëherit profesoresha e gjuhës shqipe e ndau me Portalb listën me titujt e librave nga planprogrami mësimor dhe titujt jashtë planprogramit në fjalë, që ajo ua kishte sugjeruar nxënësve të saj. Kështu, Portalb ju këshillon që këtë anketë ta konsideroni si artikull me sugjerime.

Libri i fundit që e lexova është “I huaji nga Alber Kamy. Për momentin jam duke e lexuar romanin “Mali i pestë” nga Paulo Coelho.”-tha Emine Alimi, nxënëse në Gjimnazin e Kumanovës, drejtimi Matematikor, Po, sigurisht kam planifikuar një listë të librave shpresoj ti mbaroj së lexuari gjatë këtij pushimi. Listën e librave e kam bërë sipas asaj se çka dua dhe çka mendoj se mund të më nevoitet më tepër e të më ndihmojë në realizimin e qëllimeve të mia. Kam planifikuar t’i lexoj këto libra: “Qytete letre” nga John Gren; “Strategjia e të menduarit pozitiv” nga Ibrahim el Fekij, këtë dua ta rilexoj; “Deri sa ta ndryshojmë veten” nga Amer Halid; “Ethe dhe Gjethe” nga Bari Mecollari; “Gratë në jetën e të rguarit Alejhi Selam” nga Muhamed Ali Kutb; “Vetja dhe simotrat e saj” nga Selman Aude; “Gjuetari i Balonave” nga Halid Hysein; “Kopshte me lumturi” nga Aid El Karni dhe e kam plan përsëri ta rilexoj librin “Ditë nga Jeta ime” nga Zejnebe el Gazali.

“Po, jam duke lexuar. Poashtu kam bërë një listë të gjatë librash, te cilat me shumë kënaqësi do t’i lexoj gjatë këtij pushimi veror. Romanet që i kam përzgjedhur janë me motive të ndryshme të cilat unë i parapëlqej shumë dhe poashtu autoret të cilët i adhuroj.”-tha Arta Selmani, nxënëse në Gjimnazin e Kumanovës, drejtimi Matematikor, “Kjo është lista e tanishme:
1.“Në pafajesinë e virgjërisë” – Catherine Cusset;
2.“A perfect life” – D. Steel;
3.“Historia e jetës sime” – H. R. C;
4.“Me before You” – J. Moyes
5.“Mendo dhe bëhu i pasur” – N. Hill
6.“Lumturia” – D. Demaku
7.“Mightier than the sword “- J. Archer
8. “Shtëpia e ditëve të gëzuara” – D. Steel
9.“Gjithnjë thuaj të dua” – D. Demaku
10.“The Human Condition” – H. Arendt
11.” L’amitié c’est sacré” – O. Amblard
12. “44 Charles Street” – D. Steel
.”

“Për këtë pushim veror kam pergatitur një liste me libra të zhanreve të ndryshme, si ato të letërsisë botërore, shqiptare, filozofi dhe libra thriller (vere).”-tha Eren Ali, nxënës në Shkollën e Mesme Ekonomike në Kumanovë, drejtimi Drejtësi, “Kam filluar intenzivisht të lexoj pas shkollës. Për momentin jam në perfundim të librit të dhjetë.”

Në vijim Portalb ju paraqet listën që Ali e dërgoi:
1.”Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”- Dritëro Agolli
2.”Plaku dhe Deti” – Ernest Heminguej
3.”I huaji”- Alber Kamy
4.”Buzë Lumit Piedra u ula dhe qava”- Paulo Choelho
5.”Qytete letre”- John Green
6.”Fëmijët e mesnatës”- Salman Rushdi
7.”E kuqja”- Orhan Pamuk
8.”Dashuria në kohën e Koleros-Gabriel G. Marquez
9.”Thirrje nga Pafundësia”-Osho
10.”Vëllezërit”- Agim Cerka
11.”Steve Jobs”- Valter Isakson
12.”Hasta La Vista”- Petro Marko
13.”Duke kërkuar Alaskën”- John Green
14.”Big Girl”- Daniel Stil
15.”A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut”- Daniel Glatauer
16.”Mendimi Pozitiv”- Daut Demaku
17.”Mendo dhe Pasurohu”- Napoleon Hill
18.”Njëmbëdhjetë minuta”- Paulo Choehlo
19.”Ngadhnjimi i Dashurisë”- Nikolas Sparks
20.”Ferri”- Dan Borën
21. “Ditari i një Princeshe”- Meg Cabot

Si profesoreshë e gjuhës shqipe, gjatë sezonit te verës nxënësve që janë anëtarë të bibliotekës iu preferoj libra të cilat ata i kanë në listën e lektyrave të detyrueshme për vitin e ardhshëm shkollor. Ofrohen edhe tituj jashtë planprogramit mësimor dhe pastaj preferenca për lexim mbetet te nxënësi.-deklaroi për Portalb Enkelejda Rexhepi, profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme Ekonomike në Kumanovë.

Nga librat në planprogram sipas profesoreshës më kryesore janë titujt: “Pse”; “Bardha e Temalit”; “Kush e solli Doruntinen”; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”; “Doktor Gjilpëra”; “Hanko Halla”; “Xha Gorio”; “Ana Karenina”; “Krim dhe ndëshkim”; “Hasta la Vista”; “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”; “I huaji”; “Procesi”.

Lexim vere
Lexim vere

Ndërkohë nga titujt jashtë planprogramit mësimor nxënësve ua ka sugjeruar këta libra:
“Alkimisti”
“Plaku dhe deti”
“Tre shoket”
“Duke kërkuar Alaskën”
“Ema”
“Gjuetari i balonave”
“Kokë më kokë me të rinjtë”
“Ç’po ndodh me mua”
“Psikologjia e suksesit”
“Si të krijojmë miq dhe të fitojmë përkrahjen e tyre”
“Baulja e babait”
“E nesërmja e një gruaje”
“Shtëpia misterioze”
“24 orë nga jeta e një gruaje”

Këto janë në mënyrë shumë të përmbledhur, pastaj nxënësve iu tregohen edhe faqe online ku mund të gjejnë titujt e rinj të cilat mund ti blejnë por në rastin më të shpeshtë i kerkojnë në bibliotekën e qytetit.”-shtoi Enkelejda Rexhepi.

Ndryshe, një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Sussex-it (në vitin 2009) tregoi se gjashtë minuta lexim përpara se të flini zvogëlon stresin me 68%. Kështu nëse gjatë ditës nuk keni kohë të shfletoni një libër, kushtojini leximit vetëm 6 minuta nga koha juaj dhe përfitimet do të jenë mahnitëse! Lëreni celularin, tabletin apo laptopin dhe merrni një libër! Jo vetëm që do të ndiheni më të qetë , por me shumë gjasa pas pak kohësh do të ndiheni më zgjuar./Portalb.mk

 LEXO: Librat që duhet lexuar gjatë verës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button