Seancë me dyer të mbyllura të rastit “Lagjja e Trimave”

Sot në Gykatën Penale në SHkup, do të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur për rastin “Lagjia e Trimave – Kumanova”, njofton Portalb.

Pasi që, bëhet fjalë për dëshmitarë të mbrojtur, seanca do të jetë e mbyllur për publikun, gjegjësisht gazetarët nuk do të lejohen që ta ndjekin.

Deri në fund të gushtit, seancat do të jenë të fshehta, pasi që do të duhet të dëgjohen rreth 40 dëshmitarë, ndërkaq nga shtatori përsëri seancat do të jenë  të hapura.

Rasti “Lagjja e Trimave”, Ndihma e Shpejtë “nuk e anuloi” seancën e sotme

Përndryshe, në seancën e fundit – të enjtën , edhe pse avokatët janë ankuar që klientët e tyre nuk janë në gjendje të mirë psikike dhe fizike për ta ndjekur seancën, sipas tyre, si pasojë e malltretimeve psikike dhe fizike nga ana e forcave policore, seanca është mbajtur, transmeton Portalb.

Gjykata i ka refuzuar kërkesat e tyre, pasi që në gjykatë ka arritur Ndihma e Shpejtë ku dhe, sipas kumtesës së gjykatës, e ka konstatuar se gjashtë të dyshuarit që janë ankuar për probleme shëndetësore janë në gjendje që ta ndjekin seancën.

Ministri Xhaferi: Të arrestuarit e rastit të Kumanovës nuk keqtrajtohen në paraburgim

Të premten, Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, ka theksuar se të arrestuarit e rastit të Kumanovës nuk keqtrajtohen në paraburgim.

Siç tha ai ka kontaktuar direkt me të gjithë udhëheqësit e burgjeve në Shkup, Prilep dhe Manastir, gjithashtu ka kontaktuar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve, por sipas të tij, të gjitha palët kanë konfirmuar lajmin se këta të paraburgosur nuk janë malltretuar në paraburgim.

Avokati Raufi: Deklarata e ministrit për të akuzuarit e Kumanovës, është ofendim

Pas deklaratës të ministrit të Drejtësisë, ka reaguar njëri nga avokatët mbrojtës, Naser Raufi, përcjellë Portalb.

“Deklarata e ministrit të Drejtësisë se nuk ka keqtrajtim ndaj te akuzuarve te “lagjes e trimave”, është nebulozë dhe ofendim!”, ka shkruar ne Facebook, avokati Raufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button