Gjobitet “50 Cent”, shuma marramendëse

Një gjykatës federal për çështjet e borxheve në Konektikat, miratoi dje një plan për reperin e njohur 50 Cent për të organizuar financat dhe për të paguar kreditë.

Reperi, i cili u ngrit në karrierë vrullshëm në vitin 2003 me albumin e tij debutues, “Get Rich or Die Tryin”, u regjistrua në listën e personave që nuk janë në gjendje të paguajnë borxhet , duke përmendur borxhe prej 36 milionë dollarësh ndërkohë që ai ka arritur pasurinë e më pak se 20 milionë dollarë.

Reperi  duhet të bëjë pagesën e 7.4 milionë dollarë për të filluar planin e likuidimeve nga kreditorëve, raporton Hartford Courant. 50 Cent ose Curtis James jackson III, aktualisht zotëron një fermë  në Farmington. Gjyqtarja Ann Nevins vuri në dukje se 50 Cent “ka një aftësi të konsiderueshmë për të gjeneruar ose fituar të ardhura”.

Falimentimi i tij në korrik te 2015 erdhi disa ditë pas humbjes në gjyq mbi një padi e ngritur nga një grua, me pretendimin se 50 Cent i kishte marrë një video pa lejen e saj, në të cilën ishte ajo me të dashurin. Juria ka dhënë vendimin që reperi t’i japë gruas, Lastoni Leviston 7 milionë dollarë.

Curtis James Jackson III është një ish-tregtar droge, duke e pranuar edhe vetë, i cili ka ndërtuar një perandori përtej argëtimit.

Ai ka investuar në fillim tek “Uji me vitamina” dhe ka zgjeruar interesat e tij të biznesit në veshje dhe pajisje audiosh. Tashmë 41-vjeç, 50 Cent u emërua vitin e kaluar nga “Forbes” si një nga 5 artistët më të pasur të  këngëtarëve hip-hop për vitin 2015. Ai bleu shtëpinë e Mike Tyson në Konektikat me vlerën 4.1 milionë dollarë. Shtëpia e cila tashmë është në shitje përfshin 19 dhoma gjumi, një balestër, dhomë bilardoje, dhe një disko./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button