Operacion antidrogë në Tiranë, 7 të arrestuar

Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Seven” ka sekuestruar 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe ka arrestuar 7 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar Policia Tiranës ka bërë të ditur se janë arrestuar shtetasit: Mikel Mitri, 45 vjeç, Enea Mitri, 23 vjeç, Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, Selim Rama, 28 vjeç, Aurel Kafeja, 26 vjeç, Indrit Barçi, 26 vjeç dhe Llazar Buhani, 53 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ky operacion është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Materialet procedurale për të arrestuarit i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button