Fazliu: Po krijohet krizë virtuale për të harruar çështjen shqiptare

Deputeti i PDSH, Bekim Fazliu i ftuar në emisionin “10 minuta”, tha se veprimet që po bëhen nga BDI dhe VMRO-DPMNE, do të ndikojnë vetëm në thellimin e krizës dhe jo në zgjidhjen e saj dhe se problemi i vërtet në Maqedoni është çështja shqiptarëve e pa zgjidhur.

Partia më e madhe opozitare shqiptare, PDSH, gjithashtu mendon se institucionet e shtetit, gjatë pastrimit të listës së votuesve, do të dëmtojnë votuesit shqiptarë nga diaspora, nëse plotësohen dëshirat e partisë LSDM.  Lidhur me pezullimin e IPA, fondeve nga Bashkimi Evropjan  ai tha se dita ditës vendi është ditë e zezë  për mos diturin e projekteve nga IPA fonde dhe se përgjegjës për këtë është ish zv. Kryeministri Fatmir Besimi.

“Fajtorë kryesor pse Maqedonia, vazhdon të ngulfatet në krizë pikërisht tek këta tre parti politike që ishin në qeveri. Partia Demokratike Shqiptare, gjithmonë e thekson se problemi i vërtet në Maqedoni është çështja e pa zgjidhur e shqiptarëve, ndërsa gjithë çka tjetër është problemi virtuale që bëjnë partneri maqedonas me ndihmën e BDI-së për mos ardhur në rend dite zgjidhja e problemit kryesor që ka Maqedonia që ka të bëjnë me shqiptarët”, tha   Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button