Policia zbulon 21 emigrantë ilegal në territorin e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë njofton se të shtunën pjesëtarët e policisë në Demir Kapi kanë zbuluar 21 emigrantë ilegalë nga Pakistani dhe Iraku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftim, policët nga stacioni policor Negotinë mbrëmë rreth orës 01:30 tek qarkorja Demir Kapi kanë vërejtur dy automjete me të cilat në mënyrë ilegale janë transportuar migrantë.

“Njëri automjet ishte ‘Pezho 206’ me targa bullgare, i drejtuar nga H.D. (22) nga Prilepi në të cilin janë transportuar katër migrantë ilegal nga Iraku dhe automjeti tjetër ‘Seat Toledo’ me targa të Kumanovës shoferi i të cilit e ka braktisur automjetin dhe ka ikur, ndërsa në të cilin kanë qenë pesë migrantë ilegal nga Iraku” thuhet në njoftimin e policisë. Në njoftim sqarohet se i dyshuari për transportim bashkë me emigrantët ilegal janë arrestuar rreth orës 02:30, ndërsa pas zbardhjes së rastit emigrantët ilegalë do të vendosen në Qendrën e pranimit për të huaj.

Në një rast tjetër në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi, mbrëmë rreth orës 04:45 ekipi i përzier patrullues me policë nga Maqedonia dhe Kroacia kanë vërejtur një automjet “BMW” me targa të Shkupit.

Gjatë përpjekjes që të ndalet automjeti, shoferi nuk është ndalur dhe ka ikur.

Policia njofton se e ka gjetur automjetin në largësi prej dy kilometrash, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në automjet janë gjetur 12 emigrantë ilegalë nga Pakistani të cilët janë dërguar në stacionin policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button