Të detyruar të jetojnë në makinë me fëmijën 7 muajsh… historia e trishtë e familjes shqiptare

Pak ditë më parë ata janë larguar nga banesa e tyre e marrë me qira pasi për disa muaj nuk kanë paguar qiranë e shpenzimet publike, një shumë prej 3000 euro qira e 650 euro shpnzime.

E përditshmja italiane “Alto Adige” e provincës së Trentos sjell sot në faqet e saj historinë e një çifti emigrantësh shqiptarë, rezidentë në Bolzano e prindër të një vogëlushi 7 muajsh që prej disa ditësh janë të detyruar të jetojnë në makinë.

Me urdhër të gjykatës administrative të Bolzanos familja shqiptare është dëbuar nga banesa. Por dhe pse tashmë i kanë shlyer detyrimet e kanë paguar të gjitha shpenzimet e duhura, çifti shqiptar nuk mundet më të rikthehet në banesë.

Me foshnjën e tyre 7 muajshe ata kalojnë ditët duke përdorur makinën si shtëpinë e tyre.

Për të përditshmen italiane, babi shqiptar Florenci tregon se gjatë natës mundohet ta parkojë makinën në vende të qeta, ku nuk ka trafik, në mënyrë që vogëlushi i tyre pak muajsh të flej i qetë.

“Nuk kemi të njohur e të afërt në Bolzano e për momentin askush nuk mund të na ndihmoj për të na trehuar. Nuk kthehemi në Shqipëri, – thotë çifti shqiptar, – duam të jetojmë në Bolzano e nuk e meritojmë një trajtim të tillë. Tashmë paratë i kemi paguar”.

Avokati Paolo Polizzi tregon për median italiane se familja shqiptare nuk ka mundur të paguajë qeranë për shkak të disa shpenzimeve të rëndësishme të kryera në banesë, por situata vazhdon të mbetet paradoksale edhe pse ata kanë shlyer tashmë detyrimet ndaj pronarit të shtëpisë.

Një betejë gjyqësore ka nisur mes familjes shqiptare e gjykatës administrative të Bolzanos e cila ka vendosur dëbimin e tyre nga banesa. E ndërsa të gjej zgjidhje procesi gjyqësor, familja shqiptare me djalin e tyre 7 muajsh vazhdon të jetojë e të kaloj natën në makinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button