Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi

Një helikopter ushtarak u rrëzua në provincën Giresun në afërsi të Detit të Zi në Turqi.

Helikopteri mbante 11 ushtarë, duke përfshirë edhe pjesëtarë të Xhandarmërisë së Rajonit të Komandantit, Mustafa Dogru. Në helikopter ishin një kolonel, dy majorë dhe një personal i xhandarmërisë.

Ata besohet se ishin nisur drejtë pikave ushtarake në rajon për festimet e festës së Fiter Bajramit, shkruan DailyNews, transmeton Bota Sot.

Shkaku i rrëzimit ende mbetet i paqartë, mirëpo ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button