Lotët e Messit, do të befasoheni nga fjalët e Ronaldos

Edhe pse tashmë një kohë të gjatë janë rivalë, Cristiano Ronaldo e ka mbështetur Lionel Messin pas lotëve të tij në humbjen nga Kili në finalen e “Copa America Centenario”.

Edhe pse prej vitesh i kanë dhënë jetë, atij që është cilësuar rivaliteti më i ashpër ndërmjet dy sportistëve, Cristiano Ronaldo e shfrytëzoi prag- ndeshjen me Uellsin, në gjysmëfinalet e Euro 2016, për të mbështetur Lionel Messin.

Një veprim që nuk mund të kalonte pa bërë bujë, edhe sepse rivali i përjetshëm i argjentinasit pranoi se “është e dhimbshme të shohësh Lionel Messin të përlotur”. Portugezi vendosi të lejë mënjanë rivalitetin, duke komentuar vendimin e Leo Messi-t, që pas zhgënjimit të radhës në finalen e edicionit të 100-vjetorit të Kupës së Amerikës, anonçoi largimin nga përfaqësuesja “Albiceleste”, përcjell “SuperSport.al”.

Sipas Cristiano Ronaldos, Messi mori një vendim mjaft të vështirë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Për një sportist që nuk është mësuar me humbje dhe zhgënjime, ylli i Realit të Madridit tha se “humbja e një penalltie nuk e bën lojtar të keq”.

“Është e dhimbshme ta shohësh Messin të përlotur dhe shpresoj që një ditë të kthehet në përfaqësuesen argjentinase, sepse ata kanë nevojë për të”, ishte deklarata e papritur e Ronaldos. Një mesazh inkurajues, që i shtohet thirrjeve të personazheve nga e gjithë bota, që po tentojnë ti ndryshojnë mendjen lojtarit të Barcelonës.

Akulli në marrëdhënien e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit u thye për herë të parë nga djali i portugezit, që është një admirues i madh i sulmuesit blaugrana. Afrimiteti u konfirmua edhe gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2015, me batuta, buzëqeshje dhe vlerësime ndërmjet dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit modern.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button