Si të nxjerr në pah nxirjen e diellit në fytyrë?

Nëse ende nuk ke filluar pushimet për të marrë ngjyrën e verës dhe dëshiron të dukesh e nxirë, edhe pse në mënyrë artificiale, këto janë këshillat që duhet të ndjekësh.

Është mirë të luash me ngjyrat e diellit dhe të perëndimit apo nuancat e ngjyrës korale, por gjithmonë duke mos e tepruar. Makijazhi i bronztë kërkon një ndërthurje natyrale pa ekzagjerime.

Fillo duke përhapur makeup-in në fytyrë. Përdor një sasi të vogël duke e punuar mirë me gishta, sidomos në anët e fytyrës. Është mirë që të zgjedhësh një makeup në ngjyrë bronzi, vetëm një ton më të errët se ngjyra aktuale e lëkurës, për të arritur një “nxirje dielli” natyrale.

Për të theksuar shkëlqimin e fytyrës përdor rouge në nuancat e bronzit të theksuar, ose me pak shkëlqim të artë. Vendose në pikat e fytyrës që vijnë të parat në kontakt me diellin, siç janë mollëzat, mjekra dhe kocka e hundës.

Përsa i përket syve prefero ngjyra në tone të zbehta. Thekso vetëm qerpikët.

Ndërsa për buzët zgjidh të kuq buzësh të ndritshëm dhe me pak shkëlqim. Sugjerohen nuancat e ngjyrës korale si shkëlqyes transparent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button