Gjërat që s’i dini rreth buzëkuqit

Gratë (dhe burrat) e kanë përdorur buzëkuqin që mijëra vjet më parë. Trendet e make up-it ndryshojnë nga sezoni në sezon, por çfarë nuk vdes kurrë është nevoja për ngjyrë në buzë, transmeton KlanKosova.

Gjithsesi, sot s’do të flasim për buzëkuqin më të mirë, por për fakte interesante rreth historisë së tij që nuk i dimë.

1.

Një grua mesatarisht shpenzon 15.000$ për tualete gjatë jetës së saj dhe nga ajo shumë, 1780$ shkon për buzëkuqin.

2.

Si duket buzëkuqi më i shtrenjtë në botë?

Eshtë ky nga Guerlain’s KissKiss Gold & Guerlain’s KissKiss Gold and Diamonds Lipstick dhe kushton plot 62.000$. Në fakt, vetë buzëkuqi bën 34$, por në të vërtetë ti po paguan për shkëlqimin! Pjesa e tij e jashtme përbëhet nga 199 diamantë të vegjël që ju ndriçojnë sa herë ta nxirrni.

3.

Feministet e para, i lyenin buzët në shenjë emancipimi gjatë marshimit të tyre në Neë York në 1912-in.

4.

Buzëkuqi tregonte status. Si burrat ashtu edhe gratë, në Egjiptin e lashtë, lyheshin me buzëkuq për të treguar statusin e tyre. Edhe atëherë, e kuqja ishte ngjyra e preferuar, të cilën e sajonin nga mjete rrethanore që i gjendeshin në natyrë.

5.

Në Greqinë e lashtë, buzëkuqi doli nga moda për shtresat e larta dhe për një kohë të gjatë përdorej për të identifikuar prostitutat. Në fakt, ekzistonte dhe një ligj që i detyronte ato të lyheshin me buzëkuq.

6.

Nëse ishe një grua e pasur në Romën e lashtë, shanset ishin që të kishe një skuadër të tërë që merrej me flokët dhe grimin tënd dhe specifikisht dikush, aplikonte buzëkuqin me shumë kujdes tek buzët e tua.

7.

Buzëkuqet janë përgatitur nga përbërës toksikë siç është dhjami i kafshëve, djersa e deleve apo palca e kaut, por një nga përbërësit që i ka rezistuar kohës edhe sot e kësaj dite janë luspat e peshkut.

8.

Ky produkt luan një rol thelbësor në ndryshimin e humorit. Në vitet 1500 në Angli, njerëzit besonin se buzëkuqi kishte fuqi magjike. Mbretëresha Elizabeh, ishte një prej besimtareve të kësaj teori dhe sa herë ishte sëmurë lyhej shumë rëndë. Thuhet se kur vdiq në buzët e saj u gjendën rreth 2 centimetra buzëkuq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button