Përurohen punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar

Përfundimi i muajit të Ramazanit dhe ardhja e festës së Fitër Bajramit në qytetin e Gostivarit u shënua me promovimin e investimeve infrastrukturore që lidhen me kultivimin e jetës fetare dhe shoqërore. Në prani të delegacionit të Komunës së Gostivarit dhe Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame, u promovuan investimet në oborrin e Muftinisë, Medresesë së Vjetër dhe Sahat Kullës së qytetit, respektivisht shtrimi me kalldrëme tradicionale i rrugicave brenda dhe rreth e qark kompleksit fetar si donacion nga kompania “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, nga Italia, me pronar shqiptar, Bardhyl Durmishi.

U promovuan punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar  (3)Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu potencoi se Xhamia e Sahatit është qendra e gjitha xhamive të territorit të Komunës së Gostivarit, dhe që na lidh me të kaluarën e Islamit në këto troje.

“Ishte iniciativë e kahmotshme që ky kompleks i Xhamisë së Sahatit të zbukurohet edhe më fuqishëm që njerëzit që e vizitojnë nga brenda dhe nga jashtë të shohin një monument të bukur dhe funksional. Falë të madhit Zot i cili na ndihmoi për ta arritur këtë, në biseda me kryetarin e Komunës, Nevzat Bejta mori si obligim që të merrem me këtë çështje dhe fal angazhimit maksimal të tij, arriti të bisedojë me donatorë të ndryshëm dhe sot kemi një qendër jashtëzakonisht të bukur e punuar ashtu siç duhet dhe paraqitet si unikate. Gostivari tani ka një qendër për të cilin mund të krenohet dhe që të mund të presim mysafirë nga gjitha vendet që vijnë këtu”, tha muftiu Shaqir Fetahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button