Mirë se vjen në Jupiter! Sonda Juno hyn në orbitë pas një udhëtimi pesëvjeçar (FOTO)

Pas pesë vitesh udhëtim, sonda hapësinore e Nasa-s Juno ka arritur Jupiterin dhe ka hyrë me sukses në orbitën e tij.

Duke sfiduar një rrezatim të fortë dhe një terren me shkëmbinj hapësinorë, sonda hyri në orbitën e planetit më të madh të sistemit diellor në orën 05.18.

Manovra ishte jashtëzakonisht e vështirë, anija fillimisht duhej të ngadalësonte dhe pastaj të fikte motorët për të hyrë në orbitën e Jupiterit ekzaktësisht në momentin e duhur.

Gëzimi shpërtheu më pas në laboratorin e Nasa-s ku shkencëtarët kishin mbajtur gjatë frymën.

“Juno, mirë se vjen në Jupiter”, i ka thënë komentatori i misionit të kontrollit  Jennifer Delavan, Lockheed Martin-it,  që ndërtoi Juno-n. Në sfond, shkencëtarët nisën të uroheshin, përplasnin duart dhe të përqafoheshin me njëri tjetrin.

“Jeni skuadra më e mirë ndonjëherë! Ne sapo bëmë gjënë më të vështirë që ka bërë ndonjëherë Nasa,” ka thënë Scott Bolton, investiguesi kryesor i misionit të Juno-s.

Misioni i Juno-s është të kalojë përmes atmosferës së dendur me re, të Jupiterit dhe të vëzhgojë pjesën brenda saj nga një pikë unike e avantazhuar mbi polet. Ka disa pyetje që presin përgjigje. Sa ujë ka? Ka një bërthamë solide? Pse dritat jugore dhe veriore të Jupiterit janë më të shndritshmet e sistemit diellor?

“Juno është ndërtuar për të parë çfarë ka nën atë sipërfaqe”, ka thënë Bolton para mbërritjes së sondës.

Planeti i pestë nga Dielli dhe më i madhi në sistemin diellor, Jupiteri njihet si një gjigant gazi, një top hidrogjeni dhe heliumi, ndryshe nga Toka dhe Marsi shkëmbor.

E pajisur me instrumente, Juno do të hyjë poshtë reve të Jupiterit për të mësuar si është formuar planeti, çfarë i shkaton aureolat e tij vezulluese  dhe si sistemet komplekse të klimës së tij, prodhojnë shirita spiralë që dekorojnë shtresat e tij të jashtme.

Botues bëni gati librat e rinj!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button