Zhernovski: Do ta luftojmë barokizimin e Qendrës Tregtare me të gjitha mjetet ligjore

Kryetari i Komunës Qendër njoftoi se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale që i qëndrojnë në dispozicion, qw ta parandalojë barokizimin e Qendrës tregtare të qytetit, Operën dhe Baletin e Maqedonisë dhe Bibliotekën Universitare, siç u bë e ditur këto ditë se, në Gazetën Zyrtare është publikuar vendim për përgatitjen e dokumentacionit urbanistik për këto objekte, raporton Telma.

Tani për tani nuk i zbulon planet e tij, por thotë se, edhe pse disa kompetenca i janë hequr kur qeveria shpalli objektet si ndërtesa të interesit të veçantë, ende ka mënyra për të vepruar.

Zhernovski nuk e përjashton mundësinë, që përsëri të ketë protesta civile, kampanja dhe iniciativa të ndryshme.

Nga LSDM-ja, ndërkohë, bëjnë thirrje për mosbindje civile.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se ky nuk është vendim për ndërtim, por vetëm për përgatitjen e dokumenteve të planifikimit.

Edhe nga qyteti i Shkupit, i cili është përgjegjës për lëshimin e lejeve për ndërtim, thonë se diçka të tillë nuk kanë sjellur. Vendimi eventual, potencojnë, duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Qytetit.

Arkitektët, megjithatë, janë të bindur se kjo është vetëm dy hapa para marrjes së vendimit për ndërtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button