5 prova si e ndryshon (zhvillon) prindërimi trurin tonë: Të bëhesh nënë!

Gratë që kanë lindur shpesh paraqesin të njëjtën ankesë: Ato thonë se nuk mund të përqendrohen si para amësisë. Ndryshmet hormonale të trupit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes janë studiuar, por është e vështirë për të parë se çfarë ndodh në mendjen e nënave të reja. Një eksperte, Pilyoung Kim, drejtore  e Familjes dhe Fëmijëve në Laboratorin e Neuroshkencës në Universitetin e Denverit, ka shqyrtuar këtë çështje. Këtu ajo shpjegon arsyet e të ashtuquajturit “Truri –Mami” dhe ofron dëshmi se të jesh një prind i bën njerëzit më produktivë.

Të bëhesh nënë

Edhe para se fëmija të ketë lindur, pjesë të caktuara të trurit tregojnë një rritje strukturore, si dhe funksionim më të madh. Kjo vazhdon edhe për rreth tre ose katër muaj pas lindjes. “Ne kemi parë prova për këtë, në zona të trurit që lidhen me instinktin e nënës “, thotë Dr. Kim e cila studion trurin e prindërve. Ky ndryshim në tru i ndihmon nënat e reja për lidhjen me foshnjat e tyre, të kujdesen për to dhe të mendojnë rreth tyre vazhdimisht. Hulumtuesit kanë treguar një rritje të aktivitetit dhe strukturës në pjesën paraballore, e cila është përgjegjëse për funksionet ekzekutive, të tilla si marrjen e vendimeve, të mësuarit dhe rregullimit të emocioneve. Duke u bërë një nënë është “në fakt një proces gradual neurologjik dhe psikologjik”, thotë Dr. Kim.

Një periudhë ankthi

Të gjitha këto ndryshime mund të rezultojnë në ankth, gjë që është arsyeja pse shumë nëna janë të shqetësuara vazhdimisht për shëndetin e fëmijës të tyre. Kjo ndjenjë  shqetësimi zvogëlohet kur nënat bëhen më të sigurta në aftësitë e tyre prindërore. “Kur ne ndjekim prindërit me kalimin e kohës, ankthi zvogëlohet gradualisht gjatë muajve, që ata mësojnë se si të kujdesen dhe të bashkëveprojnë me fëmijët, dhe fëmijët të bëhen më të pavarur”, thotë Dr. Kim.

Bëhesh më i zgjuar

“Nëse do të marrim studimet e bëra te kafshët, ne mund të themi se ka prova për të sugjeruar se shtatzënitë e shumëfishta e përmirësojnë kujtesën,” thotë ajo. Dr. Kim shpjegon, se rritet funksionimi i hippocampus-it pas lindjes, që nxit një kujtesë më të fortë për të gjetur ushqim”. “Për ta, aftësia e gjetjes së ushqimit është kritike për rritjen e foshnjave të tyre.”

Te njerëzit, thotë ajo, është e mundur që truri përshtatet për t’u bërë më i aftë për të kujtuar gjëra të caktuara, dhe që ata të punojnë në mënyrë më efikase dhe produktive, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të ndarë me fëmijët. Hulumtuesit janë ende në procesin e gjetjes së provave të forta për të mbështetur idenë se nënat që punojnë mund të jenë më produktive se sa kanë qenë para se të kishin foshnja, thotë Dr Kim, “por unë nuk do të çuditesha nëse kjo do dilte e vërtetë.”

Baballarët e angazhuar në prindërim

Baballarët e rinj, gjithashtu, tregojnë një rritje në aktivitetin e trurit gjatë disa muajve pas lindjes së parë. Në studimet e saj Dr Kim thotë se “ka qenë më pak zona të trurit të prekura në krahasim me nënat”.

Studiuesit shohin më pak ndryshime në trurin e babait sepse ata zakonisht shpenzojnë më pak kohë me të sapolindurit dhe fëmijët e tyre pasi shkojnë përsëri në punë. Edhe pse ata përmbajnë shumë më pak “hormon oxytocin të dashurisë” që vjen nga të ushqyerit me gji, përsëri  tregojnë një rritje kimike, si dhe ndihen mirë në ndërveprim me fëmijët e tyre, reagimi i tyre mund të jetë më gradual sesa te nënat gjatë periudhës së hershme pas lindjes.

Ndryshimet e qëndrueshme në tru

Artikulli më i fundit i Dr Kim nuk është publikuar, por rezultatet paraprake tregojnë se shtresa kortikale, ku shtrihen lidhjet midis neuroneve, bëhet e trashë gjatë gjashtë muajve pas lindjes së parë. Njëra prej tyre, pjesa paraballore, luan një rol të madh në kujtesë, vëmendje, gjuhë dhe emocion. Disa muaj pas lindjes së foshnjes, mund të ndihen edhe më të zgjuar, më të sigurt dhe më të mirë, në gjendje që të përqendrohen në punën e tyre.

Prindërimi është punë e rëndësishme, thotë neurologja, pasi rritja dramatike në tru që rrjedh prej saj nuk është e zakonshme në asnjë periudhë tjetër të moshës madhore. “Ne e shohim këtë plasticitet të mahnitshëm në tru gjatë muajve të parë të prindërimit që të çon në një rritje kryesisht pozitive. “Truri Mami” është në fund të fundit një gjë e mirë “, thotë Dr. Kim.

bebja.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button