Kush ia bëri Erës më të veçantë ditëlindjen? (FOTO)

Ky 22-vjetor do të mbahet mend gjatë nga Era Istrefi, e cila gjatë gjithë ditës ka marrë urime dhe dhurata pa fund. Ndonëse ende shumë e re, këngëtarja nga Prishtina çdo ditë e më shumë po jeton me suksesin pa njohur limite. Ndaj edhe çdo ditë e më shumë është e rrethuar me njerëz që e shoqërojnë në rrugëtimin e saj, por edhe të tjerë, që pavarësisht karrierës, janë aty gjithmonë, në çdo të mirë e të keqe. Kështu është për Erën familja dhe sidomos motra më e madhe, Nora, e cila me urimin e saj, sot pa dyshim, ia ka bërë Erës edhe më të bukur festën.

Në një postim më foton e familjes, Nora i shkruan motrës së vogël: “Gëzuar ditëlindjen shkëlqimi im. Të dua deri në hënë e në kthim”

Por po kaq të veçantë ia ka bërë Erës ditën edhe urimi i menaxherit të saj, Faton Shoshit, të cilin prej kohësh e njohin edhe si të dashurin e këngëtares 22-vjeçare. Megjithëse të dy nuk kanë deklaruar se jetojnë në një romancë, pak kohë më parë në media, Era deklaroi se është e dashuruar. Në profilin e tij në Instagram, Fatoni ka postuar një foto të Erës bashkë me shënimin: “Jam me fat që punoj me një njeri si ty. Uroj që të gjithë urimet e ditëlindjes të bëhen të vërteta.”

Dhe qershia mbi tortë është faqja zyrtare e MTV në Snapchat, e cila po ashtu i ka rezervuar një foto këngëtares shqiptare për t’u uruar ditëlindjen. Super Era!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button