Slloveni, namazi i Bajramit u fal në parkun e Sportit Kodelevo (FOTO)

Besimtarët e fesë islame në Slloveni, ashtu si në vendet e rajonit dhe më gjerë, sot nisën shënimin e Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i muslimanëve me faljen e namazit të Bajramit në parkun sportiv Kodelevo të Lubjanës pritën Fitër Bajramin, i cili sipas traditës islame, konsiderohet si një nga festat më të rëndësishme të muslimanëve të cilët me përgatitjet fillojnë disa ditë më herët, ashtu që këtë festë ta presin në një mënyrë sa më të bukur dhe të veçantë.

Namazit të Bajramit i priu muftiu i Lubjanës, Nexhat Grabus.

Slloveni, namazi i Bajramit u fal në parkun e Sportit Kodelevo
Slloveni, namazi i Bajramit u fal në parkun e Sportit Kodelevo

Besimtarët pas namazit të Bajramit, pas daljes nga xhamia, tradicionalisht ua uronin festën e Bajramit njëri-tjetrit

Fitër Bajrami zgjat tri ditë gjatë së cilës besimtarët muslimanët vizitojnë dhe ua urojnë festën më të dashurve të tyre, të afërmve, fqinjëve dhe miqtëve. Vizita e të afërmve dhe miqtëve janë pjesë përbërëse dhe e detyrueshme e festave të Bajramit.

Fiter Bajrami Slloveni (4) Fiter Bajrami Slloveni (5) Fiter Bajrami Slloveni (3)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button