Aksident trafiku në Pejë, 1 i vdekur, 11 të lënduar

Një person ka vdekur dhe 11 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, në të cilin janë përfshirë pesë automjete

Policia e Pejës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë pesë makina, katër prej të cilave kanë qenë makina udhëtarësh, ndërsa një kamion ‘Mercedes’.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, është duke zhvilluar hetimet në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, fatale për njërin pasagjer në mjetin ‘BMË’ shtetasi shqiptar i Kosovës F.Sh.(1995) i cili në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ka arritur pa shenja jete. Njëmbëdhjetë personat e lënduar shtetasit shqiptar Kosovar, I.R.(1971) drejtues i veturës ‘Passat’, F.R.(1961) pasagjer në veturën ‘Passat’, S.R.(1969) pasagjer në veturën ‘Passat’, B.R.(19 83) pasagjer në veturën ‘Passat’, H.K.(1966) drejtues i mjetit VË ’Golf’, S.R.(1966) pasagjer në mjetin VË’Golf’, B.R.(1991) drejtues i automjetit VË’Polo’, M.R.(1962)pasagjer në veturën VË’Polo’, T.R.(1955), pasagjer në automjetin VË’Polo’, Xh.R.(1963)pasagjer në automjetin VË’Polo’ si dhe i dyshuari S.SH.(1991) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, përveç të lënduarit S.R. , i cili për shkak të lëndimeve serioze me urgjencë është dërguar në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim, transmeton 21 Media.
Trupi i viktimës nuk është dërguar në autopsi, pasi që një gjë të tillë e kanë kundërshtuar familjarët e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button