Kosova në terr, Stavileci prezanton të “arriturat” në Francë

Kosova vazhdon të përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Me gjithë temperaturat e larta në stinën e verës, ku konsumi i energjisë bie dukshëm, reduktimet vazhdojnë. Qytetarët, përveç tjerash, në prag të festës, këtyre ditëve detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra pa energji elektrike.

Edhe në verën e 2016-ës premtimet për një Kosovë me energji stabile e pa reduktime mbeten një ëndërr. Pothuajse në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës, reduktimet vazhdojnë, transmeton Koha.net.

Me gjithë këtë situatë të krijuar, me reduktime të ashpra të energjisë, përfaqësues institucional vazhdojnë të flasin për të arriturat në këtë fushë, transmeton Koha.net . Madje, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në kohen kur qytetarët e vendit të tij po qëndrojnë në terr me orë të tëra, ka udhëtuar në Francë për të prezantuar të arriturat në fushën e energjisë.

Ministri i qytetarëve pa rrymë, në Forumin e Biznesit, i cili po zhvillohet në kuadër të Samitit të Parisit, do të flas për të arriturat në sektorin e energjisë dhe mjedisit. Ai do të numëroj të arriturat e një vendi, i cili dhe pas kaq vitesh, vazhdon të përballët me mungesën e energjisë elektrike.

Në një njoftim të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thuhet se ministri Stavileci do të prezantojë në Paris të arriturat e Kosovës në sektorin e ekonomisë dhe energjisë në këtë Samit, duke nënvizuar të arriturat sidomos në fushën e energjisë, ku hyn përfundimi i interkoneksionit 400kV Kosovë-Shqipëri, tregu i përbashkët, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button