Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO­s në Varshavë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO­s në Varshavë, për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon, thonë për MIA­-n nga Kabineti i tij.

Derisa nuk merren parasysh këto fakte, theksojnë nga Kabineti, presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO­s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, praktikë e vendosur nga samiti në Kardif në vitin 2014.

“Presidenti Ivanov që para Samitit të NATO­s në Kardif në vitin 2014 mori vendim të mos marrë pjesë në samitin e Aleancës ku nuk do të respektohen angazhimet e Republikës së Maqedonisë dhe ku do të vazhdojë injorimi i të drejtës ndërkombëtare, aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike, sfidat e sigurisë në rajon, Qëndrim konzistent të presidentit Ivanov është se frustracionet nga pritja e gjatë shprehet në jetën e përditshme në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në ate politike dhe ndëretnike”, sqarojnë nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Presidenti Ivanov, rikujtojnë, ishte në Samitin e Lisbonës në vitin 2010 dhe në ate të Çikagos në vitin 2012.

Kishim shpresë se do të respektohet pritja e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat, Greqia të mos e vazhdojë sjelljen e cila është konfirmuar si jolegale, se do të respektohet aktvendimi dhe Marrëveshja së përkohshme. Por, kur është e qartë se nuk ka indikacione për atë, presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO­s në Varshavë. Për këto shkaqe, nga Samiti në Kardif, Republika e Maqedonisë prezantohet në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme”, theksojnë nga Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button