Pas një nate të tensionuar, PSUKM deklaroi se ka zgjedhur kryetar

Me 3.851 vota, Davor Popovski është kryetar i ri i Parlamentit Studentor të Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi” (PSUKM), njoftuan nga Parlamenti, njofton Portalb.

Nga atje deklaruan se procesi zgjedhor është ka ecur në mënyrë korrekte dhe demokratike, përveç, siç thonë ata, skandalizimi i të motivuarve politik “Plenumi Studentor”, e cila në mënyrë të ashpër i gjykoi.

Përfaqësuesit e Njësitit për Intervenim të Shpejtë dhe automjetet e blinduara, mbrëmë janë vendosur përpara selisë së PSUKM-së, ku anëtarët e Parlamentit Studentor i kanë mbyllur kutitë nga votimi për zgjedhjen e kryetarit të PUSKM-së.

Më parë, përderisa ka zgjatur procesi zgjedhor nëpër fakultete, “Plenumi Studentor” e ka kontestuar rregullsinë e zgjedhjeve, transmeton Portalb.

Gjatë votimit nuk ka pasur listë zgjedhore, vula të fletave votuese, paravanë për votim të fshehtë, ndërkaq kutitë zgjedhore kanë qenë të mbuluara me fleta të bardha. Gjatë përfundimit të procesit të zgjedhjeve studentore, kutia e votimit e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, me forcë është dërguar nga personat për të cilët “Plenumi Studentor” i ka akuzuar se nuk kanë kurrfarë lidhje me UKM-në, gjatë së cilës pati dhe shtyrje të studentëve mes vete. /Portalb

LEXO: Plenumi ngrihet në këmbë, po falsifikohen zgjedhjet për Parlamentin Studentor

LEXO: Policia e dhunshme, godet dhe tërheq zvarrë studentet para PSUKM (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button