Maqedoni, prej sot nuk mund të importoni vetura me standarde më të ulëta se “euro4”

Prej sot nuk do të mund të importohen automobilat më të vjetra se 10 vjet, përkatësisht në shtet do të futen vetëm automjetete me më së paku standard Euro 4.

Vendimi i tillë është sjellur me kërkesë të importuesve të automobilave të rinjw në vitin 2013, por me datë të vlefshmërisë prej 1 korrikut të këtij viti.

Ata të cilët kanë blerë automjete të përdorura me standard Euro 3 kishin afat deri mbrëmë ta paguajnë doganën dhe t’i përfundojnë të gjitha procedurat importuese.

Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore të Maqedonisë, në katër muajt e parë të vitit janë importuar 9.500 automjete që është pothuaj dy herë më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Importi i automjeteve të vjetra ishte liberalizuar në vitin 2010, kur janë importuar më së shumti automjete të përdorura, përkatësisht 51.399 automobila.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button