Plenumi ngrihet në këmbë, po falsifikohen zgjedhjet për Parlamentin Studentor

Plenumi studentor akuzoi presidentin aktual të parlamentit të studentëve të Universitetit ”Shën Qirili dhe Metodi”(UKM) të Shkupit, Kirill Spiroskin se bashkë me Vaska Bojaxhi ombusmanen për të drejtat e studentëve, dhe strukturat e afërta të tyre për falsifikim të procesit zgjedhor studentor i cili sot po mbahet në atmosferë tensionuese, mëson Portalb.

Në Universitet mbërritën turma individësh të cilët as nuk tregouan se kush janë as përse kanë ardhur. Nga Plenumi thonë se ata janë njerëz të organizuar nga jashtë konkretisht nga partia VMRO-DPMN,  që as nuk kanë statusin e studentit, por kanë ardhur për të votuar në emër të dikuj tjetër. Kanë ardhur me autobusë të organizuar dhe kanë të paguar drekë nga organizatoret e zgjedhjeve.

Fakti se nuk ka listë zgjedhore të vulosur me emrat e studenteve indeks dhe numër të indeksit, nuk ka paravanë, kutitë janë të izoluara nga brenda që të mos shihet listat e votave, ve në dileme legjitimitetin e zgjedhjeve për plenumin, shprehen ata.

Ruajtësit e kutive nuk kanë idenë se pse shkon kështu votimi, ata nuk e dinë se kush është president i komisionit, nuk dinë përse nuk ka paravanë, nuk dinë perse nuk ka listë me emrat e votuesve, thjeshtë ngrenë krahët dhe refuzojnë të flasin.

Ombusmanja për të drejtat e studenteve Vaska  Bojaxhi e realizoi drejtën e saj të votës, edhe pse plenumi bënte presion dhe tentonte ta ndërpriste. Ajo në mungesë të paravanit e fshehu votën e saj nga publiku me një letër që mbante në dore.

Në pyetjen tonë përse ombusmane e të drejtave të studentëve nuk i mbikëqyr zgjedhjet, Bojaxhieva u përgjigj shkurt se nuk është kompetente për atë punë.

Si shkas i këtyre mangësive plenumi studentor e konteston procesin e zgjedhjeve për president të parlamentit të studentëve në UKIM, dhe në asnjë mënyrë nuk e pranon si legjitim. Prej momentit kur ka filluar votimi ata qëndrojnë para dyerve te fakulteteve me tendencën për ti bllokuar zgjedhjet, dhe kërkojnë bojkot me çdo kushte, megjithatë procesi vazhdon të mbahet edhe pse situata ngelët e tensionuar.

Presidenti aktual i parlamentit studentor Kirill Spiroski në deklaratë e tij se tha zgjedhjet janë kompetence e komisionit të zgjedhjeve un nuk mund të them asgjë për mënyrën e organizimit.

Ai u ankua se ka qenë i penguar sot te mëngjes ta realizojë të drejtën e votës së tij/ Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button