Ivanov nënshkruhet në Librin e Zisë në nder të viktimave në Stamboll

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup u nënshkrua në Librin e Zisë, i hapur pas sulmit terrorist në aeroportin ndërkombëtar në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në këto momente të vështira Republika e Maqedonisë është solidare me Republikën e Turqisë dhe Ju inkurajon me vendosmëri që të përballeni me kërcënimin e terrorizmit në mbrojtje të lirisë, sigurisë dhe vlerave të qytetarëve tuaj dhe rendin e shtetit tuaj. Koha e fundit është që bota të bashkohet në mbrojtje të vlerave të përbashkëta. Mendimet dhe lutjet janë me ju dhe me familjet e viktimave”, shkroi presidenti Ivanov në Librin e Zisë thuhet në kumtesën nga Kabineti presidencial.

Me rastin e sulmit terrorist në Stamboll, presidenti Ivanov dje dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në të cilën ashpër e dënoi aktin tinëzar, të dhunshëm dhe barbar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button