Maqedoni, energjia elektrike me çmim të ri

Nga 1 korriku i këtij viti çmimet e energjisë elektrike për amvisëritë do të ulen për 0,25 për qind. Siç kumtoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Dimitar Petrov, arsyeja për lirimin e çmimeve janë shpenzimet më të vogla që i kanë paraqitur kompanitë energjetike.

Te ELEM prodhimtaria, çmimet ulet për 0,01 për qind, te MEPSO për 7,99 për qind, ndërsa te EVN Distribuimi për 9,71 për qind. Ky është viti i dytë me radhë që energji elektrike lirohet për amvisëritë. Vjet është zvogëluar për 0,33 për qind. Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, Maqedonia paguan energji më të lirë elektrike në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button