Qendra Shtetërore e Provimeve: 60.4% e ankesave të testimit të qershorit janë pa bazë

Qendra Shtetërore e Provimeve ju informon se sesioni i qershorit nga testimi ekstern përfundoi me 28 qershor 2016 me përfundimin e procesit të rezultateve të ankesave të testimit.

Në sesionin e qershorit ishin të paraqitura 1824 ankesa, domethënë vetëm 0,5% kanë paraqit ankesa prej testimit. Janë pranuar 18,4% të ankesave, 21,2% janë pranuar pjesërisht, kurse 60,4% prej ankesave janë pa bazë.

Numri më i madh i ankesave janë paraqitur për lëndët :matematikë, gjuhë maqedonase, informatikë, biologji dhe shkenca natyrore, rreth 1000 ankesa janë nga nxënës të cilëve u mungon 1 ose 2 pikë për notë të shkëlqyer .Pyetjet për të cilat është konstatuar se janë problematike nga ana teknike ose nga karakteri përmbajtjesor në bazë të të cilave janë pranuar një pjesë e tyre, do të fshihen nga baza e pyetjeve. Këtë procedurë e praktikojmë nga viti i kaluar dhe kjo është një prej arsyeve për të cilat kemi më pak ankesa bazë.

Nxënësit që kanë munguar me arsye si dhe ata që kishin probleme teknike në shkollë që nuk kanë pasur mundësi ta përfundojnë testimin me sukses, do të testohen në afatin e gushtit gjegjësisht me 19 dhe 22 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button