Sugarevski: Kuvendi nuk e kontrollon Qeverinë, ajo i plotëson dëshirat e kreut të VMRO-DPMNE-së

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Goran Sugareski sot në konferencë për shtyp i hodhi poshtë akuzat për mospjesëmarrje në seancë kushtuar pyetjeve të deputetëve, duke potencuar se Kuvendi moti ka ndërprerë ta realizojë kompetencën e tij kushtetuese për kontroll të pushtetit ekzekutiv.

“Kuvendi nuk e kontrollon Qeverinë. Kuvendi i plotëson dëshirat e kreut të VMRO-DPMNE-së”, tha Sugarevski, duke përkujtuar se nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit, duke e pritur vendimin për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Publike Speciale.

Ai pyeti interesat e kujt i mbron Gjykata Kushtetuese me, siç tha, “heshtjen e tillë”.

Gjykata Kushtetuese duhet të vendos për kushtetutshmërinë e PPS pasi kjo është edhe në interes të qytetarëve, të dëmtuarve dhe të akuzuarve”, tha koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së.

Sipas tij, dje kanë filluar negociata të reja mes partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button