Ernad Fejzullahu me një varg akuzash drejt funksionarëve të BDI-së

A është ende në fuqi tarifa për punësimin e shqiptarëve në administratë nga 3000 euro deri në 5000 euro  ashtu si  e kishte pasardhësi yt, Musa Xhaferi, apo ka ndryshuar ? Paret për punësim të shqiptarëve në administrate nga 3000 euro deri në 5000 euro i merr  ti si zëvendës kryeministër Festim Halili,  apo ngelën ajo praktikë që bënte Musa Xhaferi që i merrte shoferi I tij? Është kjo pyetja e deputetit të PDSH-së Ernad Fejzullahu parashtruar zv/kryeministrit Festim Halili në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite ishin pyetjet e deputetëve.

Ai përveç parashtrimit të pyetjeve kohën e ka shfrytëzuar edhe për të akuzuar dhe fyer funksionarët e mëparshëm dhe ata që sot bartin resorë në Qeverinë aktuale.

Sipas tij, Fatmir Besimi mund të lavdërohet për vjedhjen e fondeve europiane, ndërsa pasardhësit të tij, Arbër Ademit- zv/kryeministër për Cështje Europiane i mbetet vetëm të shëtit nëpër çajtore.

Fejzullahu ka akuzuar edhe ministrin aktual të Drejtësisë Valdet Xhaferi.

“Kur janë ministra  në këtë dikaster kuadrot e BDI-së kemi mega procese të montuar gjyqësore, ku shqiptarët  pa fakte bindëse dënohen me burgime të përjetshëm – si rasti i Sopotit, “Monstra” rasti i Rexhail Qerimit etj. Sistemi i drejtësisë i kapur fort nga qeveria të cilën zëshëm e theksojnë gjitha raportet ndërkombëtare si ato të Bashkimit Europian, SHBA, NATO, ashtu edhe  diplomat të ndryshëm. Por kjo  nuk i lente aspak  përshtypje as ish-ministrit Adnan Jasharit, e as këtij që gjendet sot Valdet Xhaferi, duke e kthyer drejtësinë si drejtësi e sistemeve stalinist-komunist”, tha deputeti Fejzullahu.

Nga PDSH dënuan edhe zgjedhjen e ish ministrit Xhelal Bajrami për prokurorë publik.

“Zgjidhet ish zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami si prokurorë pa përmbushur asnjë kriter legal, por i vetmi kriter për këtë far drejtësie “alla-bdi “ është  se ai ka dhënë prova të fuqishme  për  dëgjueshmëri dhe servilizëm të skajshëm duke aprovuar dhe udhëhequr aksione ndëshkuese policore kundër shqiptarëve  si rasti famëkeq “ Monstra” dhe shumë aksione tjera”, theksoi Fejzullahu.

“Ministria e ekonomisë – Driton Kuci, këtë ministri vazhdon ta udhëheqin me shumë sukses  kuadro të nëntokës së Çairit, pjesëtar të grupit kriminal të udhëhequr nga Izet Mexhiti e Beqir Asani. Ish- ministri Bekim Nezir më në fund e përfundojë projektin “Makedonsko Sello” kurse ministri i tanishëm i ekonomisë, poleni i krimit e i korrupsionit, Dritan Kuçi, përveç reketimit të biznesmenëve gjithnjë e më pak shqiptar, i ngelën të vazhdoj me bllokimin e mallrave nga Shqipëria e Kosova për të hyrë në Maqedoni, si dhe përfundimin e projekteve maqedonase”, shtoi më tutje Fejzullahu.

Deputeti Fejzullahu kohën për pyetje ndaj deputetëve e ka shfrytëzuar për ta komentuar edhe ministrin aktual të Shkencës dhe Arsimit, Pishtar Lutfiu duke sulmuar kredibilitetin e tij, me akuza se i njëjti më parë ka shërbyes si ndërmjetës për blerje votash, ndërkaq sot është bërë ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ministrinë e ekologjisë që më parë e udhëhiqte Nurhan Izairi e tani Bashkim Ameti për PDSH-në është Ministri e helmit. Mirëpo, siç thotë Fejzullahu, Ali Ahmeti dhe Bashkim Ameti jetojnë jashtë radiusit ku mbizotëron helmi dhe me të drejt nuk shqetësohen.

Fejzullahu porositi që ministrin e mëparshëm Lirim Shabani të vetëqeverisje lokale dhe Shyrete Elezi, ministren aktuale, për t’i njohur duhet t’i kërkojmë me “google search”.

Akuza janë drejtuar edhe ndaj Bexhahudin Shehapit. Sipas Fejzullahut Bexhahudin Shehapi sulmon dhe ndalon botimin e librave shqip, shkatërron teatrot shqiptare, institutin e trashëgimisë kulturore, e deri te pengimi i ndërtimit të bibliotekës në Tetovë.

Nga akuzat nuk është kursyer edhe Agim Nuhiu zv/ministër i punëve të brendshme.

“Të punësuarit si policët shqiptar ashtu edhe ata të administratës  janë pa përkujdesje duke i lënë në “duar” të eprorëve maqedonas. Malltretohen dhe torturohen të paraburgosurit shqiptar nga policia, e ky far Agim Nuhiu  tha se do të hetohen e në anën tjetër thonë se ky zëvendësministër i BDI-së ende nuk arrin të hapë kompjuterin në zyrën e vetë pasi që është me ‘password’ e ky sigurisht nuk e din, sepse nuk ia tregojnë”, deklaroi Fejzullahu.

“Rrugën që ka trasuar Ali Ahmeti, është rruga e dorëzimit, rruga e poshtërimit dhe përfundimisht rruga e tmerrit për shqiptarët. Kjo rrugë merr fund me votën e shqiptarëve kundër kësaj garniture politiko-mafioze me emrin BDI. Vota e shqiptarëve kundër BDI-së do të jetë votë për tu çliruar nga ky makth dhe rikthimi i shpresës për një të tashme më dinjitoze e krenare”, përfundoi Fejzullahu.

Pas mbarimit të fjalimit të deputetit të PDSH-së asnjëri prej të apostrofuarve- funksionarë të BDI-së nuk kanë qenë në sallë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button