Tension në UKM “Plenumi Studentor” tenton t’i bllokojë zgjedhjet

12.30 – Edhe përkundër tendencave të anëtarëve të anëtarëve të Plenumit Studentor për të ndaluar ombucmanin studentor të votojë, ajo ka votuar. Studentët kanë krijuar tension para votimit të saj duke u shtyrë mes veti por nuk kanë arritur ta ndalojnë votimin i cili edhe pse pa vula të vlefshme në fletëvotime, është duke vazhduar.

**********************************

Filloi votimi për kryetar të ri të Parlamentit Studentor të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM). Në 23 fakultetet  e Universitetit të Shkupit janë vendosur kuti zgjedhore, në të cilat studentët do të vendosin për votën e tyre për njërin nga dy kandidatët e paraqitur për pozitën e kryetarit, njofton Portalb.

Stefan Vasilevski, i cili e ka mbështetjen nga gjashtë parlamente studentore amë është njëri nga kandidatët, ndërkaq kundërkanditati i tij është Davor Popovski, student i Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike, prapa të cilin janë 7 parlamente studentore amë.

Paralelisht me zgjedhjen, zgjatë edhe bojkoti i Plenumit Studentor, nën moton “Ngrite zërin – blloko zgjedhje studentore kriminale”. Nga atje thonë se kanë marrë vesh se me autobusë do të sjellin studentë nga qytetet e tjera, vetëm për të votuar.

“Sot na duhet ndihma juaj! Ekzistojnë informacione të caktuara jo-zyrtare se me autobusë studentë do të sillen që të votojnë për kryetarin e ri të Parlamentit Studentor. Duke e ditur se Parlamenti funksionon tani më 3 vjet në mënyrë ilegale dhe me përfaqësues të pa-legjitimuar. Nëse shihni diçka të dyshuar, fotografojeni dhe na dërgoni fotografinë faqen e “Facebook-ut”. Anonimiteti është i siguruar dhe prej fillimit ju faleminderit të gjithëve!”, thonë nga Plenumi Studentor, transmeton Portalb.

Zgjedhjet kanë filluar nga ora 9 dhe do të mbarojnë në orën 16, ndërkaq Plenumi Studentor ka paralajmëruar se nga ora 12 deri në orën 14 do t’i bllokojë të gjitha hyrjet e vendvotimeve, transmeton Portalb.

“Rikujtojmë se bllokada nuk është vepër penale ashtu siç disa media nxorën disa lajme. Ne të gjithë jemi anëtarë të Parlamentit Studentor, jemi të shkelur nga aspekti juridik. Kemi të drejtë të kandidojmë me kandidat tonë, të kemi qasje në aktet që i rregullojnë zgjedhjet, të kemi qasje deri te Kuvendi dhe mbledhjet e Parlamentit Studentor”, thanë nga Plenumi Studentor.

Studentët kanë porositur se kanë të drejtë t’i ndalojnë zgjedhjet të cilat, sipas tyre, janë ilegale dhe jo-legjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button